Marina Fara, vajza e këngëtares Eli Fara edhe pse nuk ka zgjedhur të jetë pjesë e artit si e ëma, është kthyer në një personazh shumë të komentuar në vendin tonë. Ajo merr gjithmonë vëmendjen e mediave për fotot e saj provokuese, ku ekspozon linjat e trupit.
Përpara disa kohësh ajo bëri publike dhe lidhjen e saj të re duke postuar disa foto me të dashurin e ri, identiteti i të cilit ende nuk dihet duke qenë se në çdo foto ajo kujdeset që t’ia mbulojë fytyrën.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm , bukuroshja brune ka treguar se në fakt ajo dhe i dashuri e mbajnë lidhjen në distancë, duke qenë se ai nuk jeton në Shqipëri.
Marina ka publikuar një foto ku shfaqet duke biseduar në kamera me të. Si gjithmonë Marina është shfaqur shumë provokuese duke ekspozuar gjoksin përpara kamerës .
Përmbi foto ajo ka shkruar: “Shumë larg dhe shumë afër” duke e shoqëruar me dy zemra të mëdha. Sigurisht si në çdo postim tjetër edhe këtu ja ka mbuluar fytyrën partnerit të saj.