Kjo mbështetje përfshin një personazh qesharak, që në Tiranë ka vite që e shet veten si këshilltar i Angela Merkel, të famshmen Evi Kokalari, e cila flet sikur e përfaqëson ajo SHBA-në dhe jo ambasadorja amerikane, një personazh nga Anglia, që i doli emri në listëpagesat ruse dhe një deputet suedez.
“Nje foto pas nje darke me miq te shquar qe moren pjese ne Kuvendin tone:
Lordi James Ëharton, Baron Ëharton of Yarm (paguhet nga oligarku rus me shtet☺7si angleze)
Tobias Andersson, deputet i Partise Konservatore Suedeze (nacinalist i ekstrimit të djathtë)
Martin Heinz ne Komisionin e Transportit te CDU (alias ish këshilltari i Merkelit)
Evi Kokalari, (ambasadore në Shqipëri e Trump) Partia Republikane SHBA
Ishte nje rast tjeter per te shprehur mirenjohjen time me te thelle per nderin qe na bene me pranine e tyre ne kuvendin tone dhe partive te tyre per mbeshtetjen e çmuar qe i kane dhene Partise Demokratike qe nga themelimi i saj deri sot”, shkruan Berisha.
Me këta të katërt, Berisha do mundë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do fitoi gjyqin imagjinar me sekretarin e shtetit Blinken në Paris!