Pas një maratone të gjatë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur rreth orës 21.50 të së enjtes vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjykata ka pranuar vetëm akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, duke e dënuar Saimir Tahirin me 5 vite heqje lirie, por ky vendim është konvertuar në shërbim prove për 3.4 vite.
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 12 vite burg për Tahirin, por me gjykim të shkurtuar kërkesa përfundimtare shkoi në 8 vite. Prokuroria e akuzoi ish-ministrin për tre vepra penale: “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.
Më poshtë është fotoja e shkëputur si e priti Tahiri vendimin.