Prej disa ditësh në luginën e Vjosës, kanë nisur kërkime për naftë nga kompania italiane GEOTECH, e nënkotraktuar nga kompania SHELL.
Kjo kompani aktualisht po bën kërkime për naftë në zonën e Peshtanit. Në këtë zonë nuk lejohet kërkimet pasi është Park Kombëtar.
Nisja e kërkimeve për naftë në luginën e Vjosës, është një goditje e rëndë për turizmin në Përmet dhe zonat për rreth, që vitet e fundit janë kthyer në destinacionine kryesore për turistët, sidomos për të huajt, të cilët vijnë pikërisht për natyrën e kësaj zone.
Për këtë arsye, në qytetin e Përmetit janë mbajtur edhe protesta kundër këtij projekti shkatërrues për natyrën. Deri më tani, asnjë autoritet shtetëror nuk ka reaguar. (TemA)