Pasi braktisi seancën e jashtëzakonshme plenare, ku u miratuan dekretet për shkarkimin e 6 ministrave dhe emërimin e 7 ministra dhe zëvendëskryeministrit Erion Braçe, politikanët që pret populli pasi… të “rrëzojnë” Ramën me kryetarin e PD-së Lulzim Basha janë mbledhur bashkë, për kafe e muhabet.
Takimi po mbahet në selinë e Partisë Demokratike ku “ajka” e këtij vendi që shikohet në foto po diskutohen marrëdhëniet me parlamentin. Gjithëashtu pasi të mbarojnë punë, d.m.th kafet e përhershme. bëhet e ditur se në orën 19:30 Luli në emër të opozitës së (coptuar) bashkuar, do të mbajë një deklaratë në selinë blu.
Sipas informacioneve, këto politikanë do largohen nga parlamenti, duke e bojkotuar atë, nga që jashtë është shumë ftohtë dhe kanë frikë se mos i kap gripi, duke ndejtur në turmën prej 140 personash. E këto janë politikanët që do votoi populli! Turp! /Ekskluzive.al