Kryetarja e LRI dhe kryetari i LSI për Tiranën, përkatësisht ish-deputë të kësaj partie Floida Kërpaçi dhe Përparim Spahiu, janë shfaqur në protestën e së dielës duke i prirë aktivistëve të tyre.
Më herët, Kërpaçi tha se pjesëmarrja e saj nuk është politike, por si qytetare që i trembet dhunës nga policia dhe se do të protestonte paqësisht.
Ndërkohë, protesta ka degjeneruar sërish në akte dhune ku forcat e rendit janë sulmuar me gurë para Drejtorisë së Tiranës, ç’ka i ka detyruar të kundërpërgjigjen.