Sot studentët kanë dalë sërish në protestë. Ka qenë dita e tyre e 13.
U tha se në të do të merrnin pjesë edhe anëtar partish, por pa teserën e partive ku aderojnë, në xhep.
Një prej tyre që është parë në protestë dhe që është fotografuar nga “Dita” është edhe dhëndri i Sali Berishës, Jambarbër Malltezi i cili mban postin e kreut të departamentit të Mjedist në PD.
Nuk e dimë nëse studentët kanë patur nevojë për prezencën e tij, por mesa duket Abi e ka ndjerë të jetë me ta.
Pasi dihet, ai lufton për të drejtat! Dhe mesa duket Malltezin nuk e kanë prekur aspak akuzat që studentët kanë bërë për bashkëshortin e tij Argita, për të cilën kanë deklaruar se, shet libra në departament, duke i detyruar studentët që t’i blejnë ato.