Deputeti Kujtim Gjuzi ka takuar sekretarin për mbrojtjen e të d.ënuarve dhe p.ersekutuarve z.Ido Xhvdet Pashajn. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Gjuzi me anë të disa fotove që ka publikuar në faqen e tij në Facebook.
Teksa shihet në portën e jashtmë të b.urgut të Fushë-Krujës, deputeti shkruan se ka rënë dakort me zotin Pashaj për të bërë një kontroll në këtë IEVP.
“Do të shoh nga afër si respektohen të drejtat njerëzore nga shtetaret e administrates me qytetaret qe kryejne denime këtu,”- shkruan ndër të tjera Gjuzi që ka publikuar edhe foton e një ML-je të bardhë. Mesa duket kjo është makina me të cilën ka udhëtuar drejt Fushë-Krujës.
Statusi i plotë i deputetit Kujtim Gjuzi
Sot ne IEVP Fushe – Kruje Institucion i Sigurise se Larte ne Shoqerim te sekretarit per mbrojtjen e te denuarve dhe persekutuarve zotit Ido Xhevdet Pashaj u dakortesuam me zyrtaret e sherbimit dhe sigurise per nje vizite neser ne keto ambjente te Shtetit Shqiptar.
Neser do te shoh nga afer si rrespektohen te drejtat njerzore nga shtetaret e administrates me qytetaret qe kryejne d.enime te dhena nga Gjykata Shqiptare dhe Gjykata te Shteteve tjera…!