Kreu i qeverisë Edi Rama është shfaqur gjatë në qendrën e votimit në Surrel me një pamje të veçantë. Ajo që ka rënë në sy ka qenë veshja e tij. Pas 30 ditësh fushatë, ku ka mbajtur veshur bluzat me nr.30 Rama është shfaqur me një xhaketë dhe këmishë të bardhë e teksa ajo që bie në sy janë pantallonat e tij treçerekshe dhe çorapet e gjata. Ndërsa bashkëshortja e tij ka qenë e veshur me të bardha dhe një kapele të bardhë, kjo edhe për shkak të temperaturave të larta që kanë shoqëruar kryeqytetin që nga orët e para të mëngjesit.