Përpara disa kohësh në emisionin “Boom” që prezantohet nga Rozana Radi dhe nga Fjori Dardha ishte i ftuar këngëtari i hitit “Rrak Tak”, Bujar Qamili i cili deklaroi se i blinte të dashurës parfume.
Mirëpo ditën e sotme këngëtari i njohur i ftuar në emisionin ‘Rreze Drite’ ka sqaruar një herë e mirë këtë deklaratë që bëri bujë në media.
Sipas tij ky rrëfimi i tij është deformuar nga gazetarët dhe sqaroi se ai ka shumë të dashura dhe ato janë të gjitha fanset dhe fansat e tij.
“Shiko gazetarët i dua shumë, por më duket se këtë deklaratë ma kanë deformuar. Më duket se e kam thënë tek Rozi Radi (emisioni Boom) por ma ka deformuar. Po kush qenka ai burrë trim që thotë se i blen parfume dashnores? Unë e kam shumë shoqe Rozin, ajo thotë që e kam thënë unë, por për Zotin moj Roz vetëm mos të takofsha. M’i ka ik pak muhabetit, më duket.”, ka treguar këngëtari.
Ndër të tjera Bujari ka folur dhe për koncertin e tij recital i cili do të mbahet në datën 20 maj në Pallatin e Kongreseve, si dhe për këngët e tij të reja që do të jenë në bashkëpunim me Luana Vjollcën.