Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar një foto pikante nga Tirana gjatë kohës së qeverisjes demokratike ku filloi edhe lulëzimi i ndërtimeve pa leje dhe kaosi urban.
Në foton e realizuar nga një prej fotografëve më të njohur austriak Robert Pischler shihet ajo që u kthye në simbol të paligjshmërisë.
Veliaj thekson se opozita e tanishme kur ishte në pushtet ishte kail ta kthente të gjithë qytetin në gjiriz veç për një grusht votash, ndërsa siguron se një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë më.
“’Urban Pool’. Një foto e Tiranës nga Robert Pischler në zenitin e qeverisjes SHQUP-ore të kryeqytetit.
Kur i referohem “partisë së shpellës” kam parasysh lehtësinë e papërballueshme me të cilën janë kail ta kthejnë qytetin në gjiriz veç për një grusht votash! #NeverAgain”, shkruan Veliaj
Publikimi i kësaj fotoje vjen në një kohë kur militant të PD-së po protestojnë në zonën e Unazës së Madhe për mbrojtjen e ndërtimeve pa leje dhe penguar projektin e zhvillimit të kësaj nyjeje tepër të rëndësishme për qytetin.