Moderatori i emisionit të mëngjesit ‘Aldo Morning Show’, Aldon Lipe, është një prej personazheve më të njohur për shqiptarët, i cili na shoqëron çdo mëngjes në ekran.
Megjithëse moderon një emision, Aldo ka preferuar ta fshehë fytyrën e tij nga kamerat dhe rrallëherë ka dalë publikisht ose ka ndarë me të tjerët detaje për jetën e tij.
Mirëpo së fundmi, në profilin e tij në Instagram, ai ka vendosur për herë të parë një foto me bashkëshorten. Aldo shfaqet krahë saj në një foto bardhë e zi, teksa e ka përqafuar atë nga pas.