Kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga videot dhe fotot humoristike në drejtim të rivalëve të tij politikë.
Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha dha vlerësimet e tij për futbollistin Luka Modric i cili rrëmbeu ‘Topin e Artë’, ndërkohë që kishte publikuar edhe foton e këtij të fundit, por në vend ta quante Luka Modriç e ka pagëzuar me emrin Lulka Modriç.
Pas ‘lapsusit’ të Berishës ka shpërthyer një mori komentesh nga fansat të cilët ja kanë plasur gallatës me statusin e Berishës, e ku ky i fundit është detyruar ta korrigjojë statusin.
Por kjo foto nuk mundi të mos kalonte nga duart e Ramës, i cili pas gabimit të Berishës ka zëvendësuar Luka Modriç me kreun e PD-së Lulka Bashën.