Sot duken pak ose pak si shumë të rritur ndër vite, por nuk e harrojnë momentin e krijimit të Forumit të Rinisë Eurosocialist.
Edhe këtë vit, themeluesit e FRESSH janë mbledhur për të kremtuar, duke ardhur nga katër anët e botës, krijimin e eurosocialistëve. Ilir Zela, Afred Trebicka por edhe emra të tjerë të njohur nuk i janë bashkuar protokollit zyrtar që nuk i ka përfillur.
Mirëpo e kanë ngritur një gotë për shokët e FRESSH-it, disa që nuk janë më , por edhe ata që janë. Një sinjal, një mesazh, por edhe një zakon që vijon prej 30 vitesh, për të ruajtur atë miqësi që politika nuk e prishi.