Autoritetet greke kanë arritur të identifikojnë autorin e vrasjes së 50-vjeçarit shqiptar një ditë më parë në Selanik të Greqisë.
Sipas mediave greke, autori është identifikuar përmes targave të makinës, me të cikën ai ka qenë teksa ekzekutoi me tre plumba 50-vjeçarin shqiptar, pas një sherri.
Mediat greke kanë nxjerrë edhe foton e autorit të dyshuar, i cili po ashtu është shqiptar dhe rezulton me precedent të mëparshëm kriminal. Emri i tij nuk bëhet me dije.
50-vjeçari shqiptar u ekzekutua një ditë më parë, 13 korrik 2023, pranë një pike karburanti në Selanik. Viktima dhe autori mendohet se kanë qenë më herët së bashku në një lokal pranë zonës ku ndodhi krimi.
Ndërkohë, një kamera sigurie ka filmuar momentin e vrasjes. Në pak sekonda shfaqet 50-vjeçari jashtë automjetit, i cili tenton të qëlloj drejtuesin me një send në fort që ka në dorë, por sapo tërhiqet, nga brenda makinës shkrepet 3 herë arma dhe burri shqiptar bie në tokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Makina më pas largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.