Modelja e njohur Aurela Hoxha është një ndër vajzat më të ndjekura në rrjetet sociale e cila përherë komentohet për fotot e saj. Si çdo personazh tjetër dhe Aurela kritikohet dhe akuzohet shpesh herë nga ndjekësit se përdor photoshop.
Së fundmi njëra nga fanset e saj e ka kritikuar Aurelën për photoshopin dhe i ka thënë se ajo i zgajt këmbët pasi në të vërtetë nuk është kaq e gjatë. “Demek je kaq e gjatë? Shyqyr që keni photoshop e keni mundësi të shisni pak mend’- i shkruan ndjekësja.
Aurela nuk e ka lënë me aq këtë koment dhe i ka kthyer menjëherë përgjigje fanses duke i dhënë fund aludimeve se përdor photoshop.
“Hë pra me demek mi motër ca të bëjmë..se edhe në tv e në rrugë e kudo dal me ‘photoshop”. Edhe ti me ‘demek’ si e zgjuar, pushime të mbara e dashur.” – i përgjigjet Aurela.