Pensionisti i përjetshëm, kapterr Bujar Nishani i’u është bashkuar reagimeve për ndryshimin e kufijëve të Kosovës.
Përmes një statusi në Facebook Nishani thekson se Kosova nuk është një çështje e thjesht e një shteti, por ‘Kolona Kryesore e Sigurisë Kombëtare për shqiptarët’.
Kapterri e cilëson Kosovën si “Jerusalemi i shqiptarëve”, ndërsa shtoi se nga aty kanë nisur dhe kryengritjet për liri.
Natyrisht, që ky strateg i di mirë gjërat, sepse i ka mësuar nga Marshall Berisha, si komandant i luftës antikomb, që sot flet si babai i kombit edhe ai pensionist i punësuar në FB dhe parlamentin stallë.
Ja fjalët e arta me nishan të këtij “strategu” që i shoqëron me një foto. që nuk kanë asnjë lidhje me Kosovën por me Beslidhjen e Lezhës, që shpreh bashkimin e trojeve shqipatre nën Skenderbeun… për Jarin, nën Sali Berishën:
“Kosova nuk është çështje thjesht e një shteti por Kolona Kryesore e Sigurisë Kombëtare për shqiptarët.
Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë apo kudo qofshin ata, anekënd botës.
Jo rastësisht, ndër shekuj, kryengritjet për liri të shqiptarëve kanë nisur nga Kosova.
Ndaj Kosova është Jerusalemi i shqiptarëve!”/ Ekskluzive.al