Në rubrikën “Për drekë me mua” nga Blerina Bombaj në emisionin “E diela shqiptare” të ftuarit e sotëm ishin këngëtarja Çiljeta Xhilaga, aktori Gent Hazizi dhe futbollisti Alban Xhihani.
Sot të gjithë bashkë do të drekonin në shtëpinë e Çiljetës, e cila i mirëpriti miqtë e saj dhe gatoi për ta 3 pjata të veçanta.
Ndërkohë gjatë xhirimeve u zbuluan edhe pjesë të ndryshme nga ambientet e shtëpisë së saj mahnitëse. Ajo dukej një shtëpi e rrethuar nga luksi dhe e arreduar shumë bukur.