Si gjithmonë Ermal Mamaqi nuk mund të qëndrojë i qetë nëse nuk i thumbon pak Vip-at e showbizz-it me batuta tipike nga ato që vetëm ai di të krijojë. Ndonëse dje e pamë që të ngacmonte Noizy-n me një koment publik, sot aktori ka vendosur të merret pak me Blerim Destanin.
Në Instagram, aty ku ndodhin shumë të papritura, Blerimi ka postuar një foto ku shfaqet me Forcat Speciale Gjermane ndërsa Ermali ka vendosur ti japë një paralajmërim.
“Po shpëtove gjallë po të pres në Tiranë”, shkruan Mamaqi në foton e Blerimit. Kot nuk thonë miqt e mirë në ditë të vështira duhen.