ërmes një postimini në rrjetin social facebook, deputeti Berisha ka publikuar një fotografi të Daniel Drobaj, 18-vjeçarin që hodhi kapsollën e cila i dëmtoi rëndë gishtat efektives së “Shqiponjave” Ina Nuka gjatë protestës së dhunshme para Kuvendit ditën e enjte.
Por, në gjykatë Danielit i është kërkuar të heqi fashën për të parë nëse ka dëmtime apo jo. Pasi ka hequr fashën para trupit gjykues dhe mediave Daniel Drobaj i ka lëvizur gishtat lirisht duke i mbështetur ato pas xhamit.
Fotot e bëra publike në media, rrëzojnë versionin e Berishës i cili supozon se 18 vjeçarit i janë thyer gishtat.
Mes fotografive qe postohen dhe fshihen, insinuatave dhe oratorisë politike që nxit dhunën, opozita po rikthehet tek ‘mënyrat e vjetra’ për të fituar kredit politik.