Ajo ishte një nga femrat me fat që u ngjit në skenë për të kërcyer krah Rita Orës, para 250 mijë shqiptarëve në sheshin “Skënderbej”. Të gjithë e kujtojmë koncertin gjigand të këngëtares shqiptare në Tiranë më 3 qershor dhe momentin kur gjatë këngës “Girls” u ngjitën në skenë disa nga emrat e njohur për publikun, si moderatorja Anjeza Maja dhe Eva Murati, vajza e Ardit Gjebresë, Anna dhe aktorja Enxhi Cuku.
Kjo e fundit e ftuar në emisionin “Një kat më lart” të Ermal Peçit tregoi emocionet e të kënduarit me të.
“Kisha një ftesë, shkova më herët. U zgjodha, fat. Kam qenë dhe jam fansja e saj. Këngët e Ritës më shoqërojnë tani kudo. Unë e shijova shumë”, tha ajo.
Ermali e ngacmoi duke i thënë se shumë veta kanë menduar se sa lekë ka paguar ose cili është bërë ndërmjetësi për ngjitjen e saj në skenë.
“Rita pagoi, jo unë (qesh). Ku paguaj unë, paguan ajo. Ishte rastësore. Askush nuk pagoi, as unë. Fat dhe vetëm fat”, tha aktorja.