osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Formula, sa do fitojnë tregtarët për karburantet, grosistët do të fitojnë 1 përqind dhe shitësit e pakicës 5 përqind

Formula, sa do fitojnë tregtarët për karburantet, grosistët do të fitojnë 1 përqind dhe shitësit e pakicës 5 përqind

Pavarësisht kësaj deklarate, shoqëritë e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve nuk do të zërojnë fitimet, teksa Akti Normativ për ngritjen e Bordit që do të përcaktojë çmimin me te cilin do të shitet benzina, nafta dhe gazi në tregun me pakicë, ka përcaktuar marzhet e fitimit.

Sipas dokumentit të publikuar në Fletoren Zyrtare, shoqëritë e tregtimit me shumicë do të kenë të drejtë të bëjnë një shtesë në çmim, jo më shumë se 1%, ndërsa për shoqëritë e tregtimit me pakicë lejohet një shtesë, jo më shumë se 5%.

Sipas formulës së miratuar, për përcaktimin e çmimit final, referencë do të jetë çmimi i shpallur nga bursa në Platts i një dite më parë nga mbledhja e Bordit të Transparencës, ndërsa më pas do të shtohet një vlerë premio prej 20 USD/ton dhe taksat e tatimet, sipas ligjit në fuqi.

Këto të fundit përmbëjnë mbi 50% të çmimit final, me të cilin tregohen karburantet në vendin tonë. Paralelisht, Akti Normativ përcakton se çmimi tavan do të përcaktohen çdo javë ose kur Bordi e vlerëson të nevojshme për t’u mbledhur.

Çmimi i miratuar nga ky bord është i detyrueshëm për çdo pikë karburanti, ndërkohë që në rast të shkeljes së tij është Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, që do të ketë të drejtë aplikimin e gjobave, që për shoqëritë e tregtimit me shumicë është 10 milionë lekë, ndërsa për shoqëritë e tregtimit me pakicë 2 mln lekë. Në rast përsëritjeje, këtyre gjobave i shtohet edhe heqja e licencës së tregtimit.

Bordi i Transparencës ka në përbërje

Ministrin përgjegjës për ekonominë, në cilësinë e kryetarit, ministrin përgjegjës për hidrokarburet, Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, 5 përfaqësues nga shoqëritë e hidrokarbureve, ndër të cilët 3 përfaqësues nga shoqëritë etregtimit me shumicë dhe 2 përfaqësues të tregtimit me pakicë të hidrokarbureve, 2 përfaqësues nga ministria përgjegjëse për hidrokarburet, në nivel drejtuesi, 1 përfaqësues nga ministria përgjegjëse për financat, në nivel drejtuesi të lartë.

Bordi mund të ftojë të marrin pjesë në mbledhjet e tij edhe përfaqësues të tjerë nga institucione shtetërore, ekspertë të fushës apo grupe interesi. Sipas VKM, Bordi merr vendime me shumicë të thjeshtë të të gjithë anëtarëve të tij. Në rastet ekonfliktit të interesit të përfaqësuesve të shoqërive hidrokarbure, ndaj të cilave merret masëadministrative, përfaqësuesi merr pjesë pa të drejtë vote në mbledhjen e Bordit dhe përjashtohetnga vendimmarrja.