osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Formula magjike e shpëtimit dhe fundi i dëshpërimit

Formula magjike e shpëtimit dhe fundi i dëshpërimit

Pasi kërkuan nëpër shtigje, gërmuan në thellësi, u ngjitën në lartësi, ecën në jug, shkuan në veri, shkuan në male, brodhën nëpër livadhe, zbritën në sheshe, trokitën shtëpi më shtëpi, auditorëve, fabrikave, takuan njeri për njeri, brodhën gjashtë vjet nëpër Shqipëri më në fund, politika e gjeti formulën magjike të shpëtimit dhe i dha fund dëshpërimit. E thanë këto ditë në radhë tërë liderët e partive në opozitë dhe analistët e gjithëditur që nuk mbeten pas aksionit të liderëve të partive që synojnë pushtetin.

Shumë analistë janë në vijë të parë, duke lënë shumë mbrapa në entuziazëm edhe vet politikanët me jehonën që u bëjnë analizave dhe përfundimeve empirike të liderëve të partive që luftojnë për pushtet. Konkluzioni i deklaruar gjerësisht nga oratorët e militantët është: Pa Ramën në krye të qeverisë, fitorja është e sigurtë. Dhe nisur nga ky objektiv, bëhen gjatë këtyre ditëve tërë llogaritë. Asnjëri nga politikanët e frontit të parë apo edhe ata në prapavijë nuk ndalet asnjë minutë të analizojnë rrugën që do ndjeki opozita për të fituar besimin dhe admirimin e votuesve të Shqipërisë dhe se janë këto vota që mund ta kthejnë opozitën në pushtet.

Përkundrazi si llogaritarë të paformuar dhe si të ishin disa dilitantë fillestarë e gjithë strategjia e PD- LSI dhe partive minore të grumbulluara rreth opozitës, janë bërë rob të një zgjidhje. Largimi i Kryeministrit. Këtë llogarisin si shpëtimi të të gjithëve. Në këtë përfundim duken aq të vendosur dhe këmbëngulin kaq fortë sa që i gjithë mllefi dhe e tërë politika është fokusuar vetëm në këtë objektiv. E tërë shpresa është sintetizuar tek një emër dhe një dëshirë, largimi i Ramës.

Ky qëndrim është vërtetë për të ardhur keq. Minimizimi i tërë fuqisë së mazhorancës të minimizohet tek një person i vetëm qoftë ky edhe kryeministri, është fatalitet për një opozitë dhe nuk lë asnjë shteg për të ardhmen e saj në rrugëtimin për në pushtet. Se ja, iku Rama po pastaj? Do ulet apriori Basha në kolltukun kryeministror nuk do ketë zgjedhje normale? Me djallëzi dhe në një konceptim foshnjarak u injektohet mbështetësve të opozitës, ideja se të rrëzojmë këtë pengesën që na ka zënë rrugën, të largojmë këtë shkëmb, ti presim kokën kësaj kuçedre që ka bllokuar ujin e mullirit të opozitës, pastaj të tjerat vijnë vet.

Deri këtu arrin mendimi dhe më tej nuk bëhet asnjë koment sikur të ishim një ditë pas rënies së sistemit komunist dhe shoqëria jonë në këto tri dekada të mos ketë marrë asnjë mesazh nga demokracia dhe të mos njohi rrugën si merret pushteti dhe cili është mekanizmi që të zbret apo të ngjit nga froni në një vend anëtar të NATO-s dhe kandidat për BE! Si vihet në pushtet, këtë e di më mirë cilido nga opozita. E dinë liderët që udhëheqin frontin opozitar. Këtë mekanizëm e njeh Monika. E ka fare të qartë Berisha. Dhe në këtë aspekt nuk ka asgjë për të mos kuptuar. Po Basha, Monika, Shehi, Duka, Mediu, kanë marrë përsipër të shpërndajnë sa më shumë mjergull dhe të mpinë mendjet e militantëve të cilëve u hidhet karota se ja dhe pak fare pak dhe fitojmë. Mjafton të ikë Rama.

Pa bërë asnjë përpjekje për të bindur cilindo që i mbështet se si arrihet fitorja dhe se formula e shpikur nuk siguron asgjë, veç shton iluzionet dhe vë në gjumë ushtarët e protestave që u injektohet mendimi se puna juaj mbaron me ardhjen në Tiranë. Ne e kemi gjetur formulën e shpëtimit brohoritet nga podiumet partiake. Po i vjen fundi pesimizmit, dëshpërimit, mosbesimit mungesës së shpresës. Vetëm pak, fare pak na duhet. Një çikë mund. Largimi i Ramës! Dhe paraqitet si zgjidhje nga të gjithë oratorët e opozitës kudo që ndodhen se kjo është fare e kollajtë.

Deri atje ka arritur ky slogan sa deputeti Balliu, dezhurni i Astirit, deklaron ditë pas dite se është koha e rrëzimit të Ramës pengesës për të marrë pushtetin, duke e minimizuar aksionin opozitarë tek një individ sikur është ai dhe jo votuesi shqiptar që të ngre e të zbret nga pushteti. Po Balliut kështu i thonë dhe ai këtë përrallis para hallexhinjve të Astirit. Dhe për t’i dhënë dimension fuqisë që përfytyron se ka në mbështetje të fjalës së tij shkon deri në hiperbolizime të shifrave 100 mijë qytetarë të cilët do t’i drejtojë nga mali i Dajtit drejt e në Surel si të ishin njerëzit kokrriza rëre. Kur dëgjon deklarata të tilla, kupton se vërtetë është gjendur formula magjike e rrëzimit të qeverisë dhe ardhjes në pushtet të opozitës, formulë në mendje.

Demagogji më të pastër zor se mund të takosh edhe në një sallë ku luhet komedi. Po fantazia e politikanëve këtu tek ne është shumë më lartë se e komedianëve. Dhe nuk është gabim të themi se përballë nuk kemi më komedianë, po politikanët tanë. Të barabartë në role e në fjalë. I vetmi ndryshim se këta komedianët e politikës të bëjnë jo vetëm të qeshësh po edhe të qash. PD përmes Bashës dhe më pas, Edi Paloka gjetën ilaçin e shpëtimit nga e keqja më e madhe që kërcënon kombin shqiptarë. Deklaruan se largimi me çdo çmimi i Edi Ramës është shpëtimi i popullit shqiptarë. Dhe analiza u shtri në gjerësi dhe shkoi në thellësi. Sipas analizëpolitikës:

Në radhë të parë shpëton opozita, PD dhe LSI.

Së dyti fitojnë socialistët e anashkaluar. Qytetarët e studentët. Merr fund korrupsioni, varfëria, fiton shumë demokracia e slogane pa fund. Pikërisht për të shpërndarë formulën magjike, veç forumeve që mblidhen në selitë e partive, liderët janë hapur në tërë Shqipërinë. “Delegatët” kanë zbritur gju më gju me popullin. Kërkojnë jo vota, po ushtarë për protesta. Çdo qytet e fshat ka racionin e vet. “Delegatët” për protesta numërojnë qytetarët që do marshojnë në Tiranë. Lista. Shtesa. Ndryshime. Të duket sikur jemi në prag të mobilizimit të përgjithshëm.

Kolona. Rreshta, numra. Targa, emra, mbiemra. Kur njihesh me këto përpjekje, mendja të shkon tek një e vërtetë e madhe. Sikur “delegatët” e partisë të takonin njerëzit, qytetarët, të flisnin, t’u kërkonin mendime, të sqaronin programet, të tërhiqnin ide, të jepnin zgjidhje, të garantonin se ata do jenë fuqia e ndryshimit dhe do punojnë ndryshe, atëherë a nuk do përktheheshin këto në mijëra vota? Sigurisht. Atëherë ç`vlerë ka thirrja anti Rama? Vetëm sa kënaq liderët e opozitës se produkt tjetër mos prisni.

Monika Kryemadhi në vizitën në bashkinë e Kamzës me strukturat e LSI-së, koincidencë edhe pse për punë të ndryshme në të njëjtën ditë, po në Kamëz ishte edhe Presidenti Meta, duke i shpallur banorët e kësaj bashkie si qytetarë që kanë ditur tërë jetën të organizojnë protesta e revolta, u bëri thirrje të jenë në protestën e madhe të 16 shkurtit. Ndryshe Rama nuk rrëzohet. Fill pas saj Edi Paloka deklaroi aksionin madhor. Edhe ai kërkon kokën e Ramës me çdo çmim. Nuk mund të mbetej pas analisti i “pavarur” Fatos Lubonja, i cili i rekomandon opozitës një strategji efikase. Flakjen e mandateve dhe revolucion të pandërprerë. Shkurt përmbysje me dhunë.

Dhe analisti, i shumëditur asnjëherë nuk është dëgjuar të këshillojë meqenëse mbahet si intelektuali me famë ndërkombëtare që opozita të përgatitet për të marrë pushtetin me votë se sistemi që fitohej me gjak u rrëzua që në 1990 dhe askujt nuk i shkon ndërmend se mund të merret me dhunë. Po Lubonja në realitet e njeh edhe këtë gjuhë. Ai ka qenë në krye të grupit iniciator në vitin 1997 për përmbysjen po me dhunë të pushtetit të Berishës, pavarësisht se edhe ai pushtet u mor me votë të lirë dhe demokratike. Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe se demokracia përjashton luftën. Në këtë kuptim, thirrja e Lubonjës është revolucionare dhe shumë larg një personi që e mban veten për njeri të lirë dhe që kërkon një demokraci funksionale.

Nuk besoj që Lubonja të jetë i dashuruar me luftën dhe rrëzimin e pushtetit me çdo çmim. Të gjitha zërat opozitarë, gjatë tërë këtyre ditëve këndojnë të njejtën këngë dhe luajnë të njejtën melodi. Për të gjithë pa përjashtim shpëtimi shikohet vetëm te largimi i kryeministrit Edi Rama. Për ta kjo është zgjidhja. Ky është shpëtimi. Edhe pse kërkesë ekstreme dhe utopike, edhe pse një zjarrmi e thellë e opozitës në fund mbetet një dëshirë. Dhe ultimatumi për largim të Ramës një refren i bezdisur nuk bën gjë tjetër vetëm sa i forcon edhe më shumë pozitat Ramës.

Deklaratat për largim dhe rënie të Ramës përmes zërave të shumtë, ngjan me lutjet e një besimtari poshtë xhamisë në fshatin tonë, ku sa herë dilte hoxha në minare, ai lutej që hoxha të binte. U lut, u lut me muaj me vite. Do bjerë sot do bjerë nesër. Ja pas një muaji. E shumta një vit. Po hoxha mbeti atje në krye. Jo vetëm që nuk ra, po më shpejt u rrëzua vetë xhamia se hoxha. Qytetarët tanë janë bezdisur dhe velur me slogane. Të ikë. Të ikë ky! Të ikë ai! Të shporret. Të largohet. Edhe pse opozita ka shpallur se ka gjetur formulën e shpëtimit me largimin e Ramës, kjo dëshirë nuk mund të bëhet kamerdare e triumfit të Monikës dhe Bashës!/Nga Bardhyl BEJKO