Ditën e premte Italia formoi qeverinë e re duke premtuar fundin e ashpërsisë së inspiruar nga BE-ja.
Por sot Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker për ”REL” tha se kjo qeveri duhet trajtuar me respekt dhe të mos akuzojë BE-në për problemet e brendshme të shtetit.
Më tej ai tha se “Italia duhet të tregojë kujdes ngaj rajoneve të varfra që ka. Kjo do të thotë më shumë punë, më pak korrupsion. Italia nuk duhet ta luaj këtë lojë të fajësimit të BE-së për problemet e saj”.
Rreth borxhit të madh të Italisë dhe planit për rritje të shpenzimeve publike, Juncker tha se nuk planifikon të mësojë Romën, ashtu siç bënë shtetet gjermano-folëse me Greqinë.