Mbi 1 mijë trupa dhe mbi 200 mjete kanë ngritur sot siparin e stërvitjes më të madhe të Forcave të Armatosura. Për herë të parë në stërvitjen më të madhe të Forcave të Armatosura e cila zhvillohet një herë në vit gjatë muajit shtator, është lëshuar droni amerikan “Puma”. Forcat e Armatosura kanë blerë 6 dron të tillë. Në fund të stërvitjes pritet të certifikohet nga NATO Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë (GBKL).
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka ndarë foto nga kjo stërvitje dhe shkruan “Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë nga Aleanca do të jetë dëshmia më e mirë e përpjekjeve të bëra deri tani nga të gjitha nivelet e komandimit dhe të drejtimit të FA”.
“Mbi 1 mijë trupa dhe mbi 200 mjete ngritën sot siparin e stërvitjes më të madhe të Forcave të Armatosura, të koduar “Biza-22”, në të cilën do të aplikohen manualet më të mira në përdorim nga NATO. Certifikimi i Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë nga Aleanca do të jetë dëshmia më e mirë e përpjekjeve të bëra deri tani nga të gjitha nivelet e komandimit dhe të drejtimit të FA” shkruan Peleshi në postimin e ti