Më 3 qershor 2024, Prokuroria e Tiranës bëri publik hetimin dhe masat e arrestit, për skandalin e kredive fiktive në fondin “Besa”, por ky është rasti i gjashtë i brenda 4 viteve të fundit, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe kohore, janë bërë mbi 20 mijë denoncime për mashtrime dhe vjedhje nëpërmjet kredive me dokumente false.
P.sh, më 22 gusht 2019, prokuroria arrestoi 7 drejtues e zyrtarë të fondit “Besa”, të cilët, nëpërmjet kredive false kishin vjedhur 3.7 milionë Euro; ndërsa nëpërmjet kredive fiktive me letra brenda arkës, kishin pastruar 13.5 milionë Euro, që nuk ekzistonin fare si hyrje në portofolin financiar të këtij fondi.
Por në të gjitha rastet e krimit të mashtrimeve, vjedhjeve e pastrimit të miliardave ilegale nëpërmjet kredive false e fiktive, policia dhe prokuroria nuk e kanë marrë as në pyetje pronarin në letra të fondit “Besa”, Bajram Muçaj, sepse pronari faktik i kësaj “lavatriçeje dhe poste” transfertash në parajsat fiskale, është mafiozi Ilir Meta.
Aktiviteti kriminal i fondit “Besa” me skemën e kredive fiktive, u zbulua dhe nga Sektori i Mbikëqyrjes i Ministrisë së Financave, gjatë një inspektimi, të nxitur nga informacionet e agjencive anti-krim financiar dhe denoncimeve të shumë qytetarëve, të cilët figuronin si kredi- marrës te fondi “Besa”, pa aplikuar për kredi.
Sipas informacionit që ka siguruar “Pamfleti” nga grupi inspektimit, rezulton se gjatë periudhës janar 2019- mars 2024, fondi “Besa” ka dhënë 2670 kredi fiktive; madje 846 prej këtyre kredive, figurojnë sikur i kanë marrë persona të vdekur që në vitet 1990- 2000.
Këto kredi fiktive që janë sajuar brenda fondit “Besa”, janë në vlera nga 5 deri në 20 mijë Euro, në vlerë totale 42 milionë Euro, të cilat janë qarkulluar fiktivisht me letra false pa vlera fizike faktike, që realisht janë pastrim parash ilegale.
Nga këto kredi të zbuluara deri tani, 846 figurojnë sikur i kanë marrë persona të vdekur që në vitet 1990-2000; ndërsa me vendim të bordit të fondit “Besa” sipas propozimit të pronarit Bajram Muçaj, të 2670 kreditë fiktive janë trajtuar si të pakthyeshme e janë deklaruar si humbje.
Mashtrimi vërtetohet dhe me faktin, që kreditë e regjistruara si të dhëna në periudhën mars 2023- mars 2024, janë deklaruar “kredi të këqia”, të cilat, rrufjani Bajram Muçaj gjoja e di që nuk do shlyhen dhe paska vendosur ti falë e ti trajtojë si humbje, por faktikisht janë pastrim i 42 milionë Euro të politikanëve e grupeve kriminale.
Ka indicie, se në fondin “Besa” do kontrollohet burimi i kapitalit financiar dhe aktiviteti i kreditimit për bizneset, transfertat jashtë Shqipërisë e anasjelltas, ato me rrugë bankare legale e ilegale, si dhe tranfertat me “thasë” nga toka e ajri./Pamfleti