osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

“Foltorja” vendos të zgjedhë kryetarin e ri të PD më 22 maj, Berisha kërkon të mbledhë të larguarit pas vetes

“Foltorja” vendos të zgjedhë kryetarin e ri të PD më 22 maj, Berisha kërkon të mbledhë të larguarit pas vetes

Sali Berisha deklaroi për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit të PD se ky fraksion do t’i propozojë Kuvendit demokrat në 30 prill datën 21 ose 22 maj për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetarin e ri të partisë më të madhe opozitare.

Nga selia blu, ish-lideri i historik demokrat bëri me dije pas mbledhjes me anëtarët e “Foltores” që zgjati mbi 4 orë se Komisioni i Rithemelimit të PD do të pushojë së ekzistuari në momentin kur të zgjidhet Kryesia e re e partisë nga Këshilli Kombëtar, data e zgjedhjes së të cilës do përcaktohet po nga Kuvendi i 30 prillit. “21-22 maj, do të jetë data që do t’i propozojmë Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së.

Sapo të vendosë Kuvendi, unë e kam shpallur kandidaturën për kryetar. Në një nga ditët e ardhshme. Nga 30 prill deri 21 maj, kush e drejton PD? Mendoj që Kuvendi do autorizojë Komisionin e Rithemelimit që të funksionojë deri ditën e zgjedhjes së Kryesisë së PD.

Kur zgjidhet Kryesia e PD, pushon së ekzistuari Komisioni i Rithemelimit. Lidhur me rikthimet e figurave të njohura të selisë blu, Berisha pranoi se janë të mirëpritur ish-ministri Arben Imami, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ish-deputetja demokrate Rudina Hajdari.

Lidhur me ish-ministren e Integrimit, Majlinda Bregu, ish-kryeministri në vitet 2005-2013 deklaroi se nuk do t’i dërgojë ftesë për pjesëmarrje në Kuvendin e 30 prillit pasi mbulon detyrën Sekretares së Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

“Ka emra të tillë, në këtë listë është Arben Imami. Jozefina Topalli kthehet jo me listë, por ex-officio. Si të dëshirojë. Zonja Bregu po e lejoj, është në një funksion Do ketë ftesë për në Kuvend. Patozi? Patjetër është i hapur, edhe Rudina Hajdari që u largua dhe u kthye. Të gjithë ata që janë larguar për një motiv ose një tjetër, janë të mirëpritur”, vazhdoi më tej Berisha.

Berisha fton të rinjtë në protestë kundër qeverisë

Ndërkohë nga ana tjetër po dje, ish-kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje studentëve dhe pedagogëve që të marrin pjesë në protesta kundër qeverisë socialiste për degradimin e sistemit të arsimit në Shqipëri prej 9 vitesh. Në një takim me dekanë dhe pedagogë ku u fol për problematikat e arsimit të lartë, Berisha deklaroi se protestat studentore të vitit 2018 nuk realizuan dot qëllimin e tyre pasi nuk kishin besim te opozita, e cila sipas tij nuk përfaqësonte parimet demokratike nevojat e studentëve.

Në emër të Komisionit të Rithemelimit të PD, Berisha premtoi se opozita do të mbështesë çdo përpjekje të studentëve dhe pedagogëve për të përmirësuar arsimin shqiptar, ndërsa sulmoi edhe Lulzim Bashën. “Rruga e vetme për t’i dhënë fund kësaj rrokullisje në arsim është pjesëmarrja aktive e pedagogëve dhe e studentëve në protesta, deri në arritjen e kauzës së tyre.

Lëvizja e studentëve nuk e realizoi qëllimin e saj sepse opozita nuk kishte besimin e tyre. Të rinjtë nuk i besonin opozitës që drejtohej nga Lulzim Basha Të rinjtë nuk kishin besim tek opozita e Lulzim Bashës pasi nuk ka qenë një avokat i vërtetë i tyre. Kështu që nëse të rinjtë do i besonin opozitës ajo do përmbushte misionin vetë dhe ata ishin të mençur dhe ata kishin të drejtë të mos i besonin opozitës.

Se opozita nuk ishte avokate e denjë e tyre. Ne do mbështesim çdo përpjekje të studentëve dhe pedagogëve për të shënuar një kthesë të madhe për të ndaluar këtë rrokullisje me pasoja të rënda për shoqërinë dhe kombin shqiptar”, deklaroi ish-lideri historik i PD.

Ish-kryeministri: Ligji i Arsimit të Lartë, sponsorizim mafioz i Henri Çilit

Ish-kreu i PD akuzoi kryeministrin Edi Rama se shkatërroi arsimin duke miratuar Ligjin e Arsimit të Lartë. Berisha sulmoi dhe pronarin e Universitetit Europian të Tiranës, Henri Çili si sponsorizues mafioz të këtij ligji. Ish-kreu i qeverisë në vitet 2005-2013 theksoi se ligji në fjalë për arsimin në Shqipëri penalizoi shtresat në nevojë pasi nuk ka mundësi të paguajë tarifat e larta financiare për të ndjekur studimet në universitete.

“Pas ndryshimit të pushtetit, arsimi i lartë në Shqipëri u ndëshkua në mënyrën më anti-kombëtare nëpërmjet të famshmit ligjit të arsimit të lartë i cili ishte sponsorizim direkt mafioz i Henri Çilit te Edi Rama, i cili pasi nuk arriti të më bindte në ato klauzola se i bëri vendit një dëm të pallogaritshëm duke korruptuar atë që i pranoi ligjin.

Dhe mjerisht opozita shqiptare për të njëjtin faktor nuk e ndëshkoi ligjin me forcë. Çfarë ishte ky ligj, ky ligj ndëshkonte të varfrit e këtij vendi dhe këtë hap ti kurrë nuk mund ta marrësh si qeveris. Përkundrazi do bësh çmos që ky proces kaq jetik për zhvillimin e vendit të ndikojë edhe në luftën kundër varfërisë në zonat e varfra”, vazhdoi më tej Berisha.