osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Fol me emrin tënd, jo me tonin”, Rama replikon me ambasadorin amerikan: Miku ynë Lu, puna ime të them atë që mendoj

“Fol me emrin tënd, jo me tonin”, Rama replikon me ambasadorin amerikan: Miku ynë Lu, puna ime të them atë që mendoj

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu.

Reagimi vjen pasi ky i fundit kërkoi që shefi i qeverisë të flasë me emrin e tij dhe jo me të SHBA-ve për çështjen e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

“Patjetër që unë flas për veten time dhe miku ynë Lu flet për veten e vet😊 Dhe krejt normalisht, është puna ime të them atë që mendoj kur flas lidhur me të, siç është puna e tij të thotë atë që mendon kur pyetet lidhur mua🇦🇱🤝🇺🇸”, shkruan Rama në përgjigjen e përcjellë në Facebook.

Ndërkohë, Lu ka siguruar se SHBA po hulumton lidhur me akuzat e bëra.

“Kryeministri duhet të flasë në emrin e tij dhe ne do të flasim në emrin tonë. Ne jemi duke i shqyrtuar pretendimet që janë ngritur në lidhje me vëllain e Ministrit Xhafaj”, u shpreh Lu në përgjigjje të pyetjeve të gazetarëve.

Nje dite me pare kreu i qeverise foli nga salla gjysme bosh e Parlamentit, ku tha se kancelarite e huaja nuk jane shprehur asnjehere per pergjegjesite e ministrit te Brendshem, lidhur me vellain e tij.

Nëse në këtë zurna do të kishte një grimcë përgjegjësi të ministrit tonë të Brendshëm, përpara se të flisnin këta, do fliste miku ynë protagonist i jetës sonë publike, ambasadori amerikan dhe i BE. Do flisnin ata që nuk kanë lënë rast pa folur, pasi nuk kanë lënë rast pa verifikuar.
Ata as kanë folur dhe as kanë çfarë të thonë fare. Për ata ky është një fakt i njohur dhe nuk përbën asnjë implikim direkt ose indirekt qoftë të qeverisë së këtyre, qoftë tonën”, u shpreh me heret Rama. (TemA)