Nga Anri Bala
Kryelajmi i mediave on-line, audio-vizive, e i gjithë rrjeteve sociale dhe opinionit shoqëror të kësaj jave, ishte beteja qesharake dhe e turpshme e dy “burave”, që u trimërohen grave të botës publikisht, duke i dhunuar verbalisht në “stallat” e parlamentit shqiptarë, ku tashmë dihet botërisht se përveç njerëz ka edhe kafshë…stallë hesapi.
Mirëpo, paradokset e parlamentarizmit shqiptarë s’kanë fund e kur shoqëria mbarë i linçoi këta burreca, si rrufeja në qiell të hapur, e vetmja figurë publike në mbrojtje të tyre doli “lavjerësi” pa orë në ekranin e dy PD-ve, ish profesori Agron Gjekmarkaj… si i “terrorizuar” nga goditjet që “burat” e sojit të tij politik, kishin marrë nga opinioni mbarë shqiptarë dhe organizatat politike dhe jo politike.
U ndjeva me të vërtet keq, deri në pështirosje me humorin e tij arkiak, kur zotëria kishte ndjerë dhembje, se zonja Flutura Açka ishte duke u keqpërdorur, a thua se Açka ishte mall pa zot dhe e pa vetëdijshme. Natyrisht, simpatizanti i askujt në luftë me askënd, Gjekmarkaj, nuk e përligjte veprimin e zonjës duke kryer detyrën, që nuk i’a ka dhënë as Goni i “goneve” (qosheve) dhe as dy pupacët e hallexhiut, që nga ballkoni i hales drejton zorrën qorre të PD… Foltoren.
Të them të drejtën u ndjeva keq kur pashë, se kush i’u ka dhënë mësim studentëve të gazetarisë… një njeri me një nivel kaq të ulët intelektual, që ngatërron mosbindjen civile të qytetarëve të revoltuar me protestën e shkallabanëve të rekrutuar, për hallet e një bashibozuku tetëdhjetëvjeçar, që ka masakrur prej 30 vitesh, demokracinë e mosardhur të Shqipërisë.
Por, meqë profesori i shkruajti zonjës Flutura me merak, unë po i përgjigjem si qytetar demokrat, profesor Gjekmarkajt… pa merak:
Keqardhje, që nuk të paskemi njohur si bejtexhi komik dhe profesor politik,dhe nuk e kam kuptuar se vuaje nga “daltonizmi” që padashje i shikon gjërat bardhë e zi dhe sigurisht nuk e kupton se bënë pis dinjitetin e te tjerëve…nga verbëria.
Pasi e fyeni zonjën, i tregon asaj atë që shikon me sëmundjen tuaj iluzive… “opozita është në protestë dhe etike mbetet që protesta të mos provokohet, aq me teper, që në ato zyra kemi hyrë me vota demokratësh”.
Nuk e di për çfarë proteste flet, sepse protesta bëhet në vende ku protestohet dhe jo me frymëzimet e citateve të “Maos” nga penxherja e WC-së. Një gjë ama e ka parë “profe”, se aty edhe ti edhe Flutra jeni, me votat e demokratëve, jo imagjinarë, të padukshëm si ato të listave, që nuk janë të njëjtët.
Ata të Fluturës, nuk flasin gjuhën që flet ti dhe nuk hanë dokrrat që thua po ti, si kjo dikur, kur u zgjodhe N/kryetar parlamenti, i pyetur se çfarë mendoi për protestën e dhunshme në seancën plenare të zgjedhjeve të drejtuesëve të Kuvendit kur deklaroje:
“Kam menduar dy gjera dhe i kam përcjellë ditë pas ditë. Duket një mallkim i madh politika në Shqipëri, ti mund të hysh me gjithë idealizimin, por nëse dikujt i prish terezinë, ti je peng, je i shitur, je bashkëpunëtor, je tradhtar, personaliteti yt bie për tokë. Tjetra që kam menduar është, se ndonjëherë poshtërsia njerëzore e Berishës nuk ka limit”.
Ndaj, për të qenë pak vetvetja, duhet të kthjellohesh profesor dhe duhet të dalësh në rrugë si protestues dhe jo të zgerdhihesh nëpër kafene, duke u kthyer në shkrues pamfletesh politike. Duhet të kuptosh, se as nuk je votuar për të kakarisur si gjel qymezi e as për të dhënë këshilla me dashuri të shtirur kolegëve, se si ta kryejnë detyrën, ndaj atyre që i kanë votuar dhe ndaj nesh, që megjithëse nuk punojnë askund, jemi duke i paguar.
Kur të dalësh ndonjëherë për të kryer detyrën, provo të marrësh me vete edhe protestuesit rekrut të mosbindjes civile… të pacivilizuarit dhe do shikosh se nuk do i’u ndjek askush nga pas, vetëm hija juaj dhe ndonjë qoftexhi, sepse edhe ajo turmë që akoma nuk është zgjuar nga gjumi, si besnik të heroit të cofun te rruga “Mustafa Matohiti”, që zgjohet çdo ditë në orën pesë për të lëshuar pordhën e radhës e për tu duartrokitur prej tyre, megjithëse as nuk i shikon dhe as nuk e dëgjojnë, po avullon deri në zhdukje.
Ju, duhet të ndjeheni i fyer për këtë maskaradë qesharake që e quani protestë, që poshtëron çdo qytetar demokrat dhe duhet tu dridhej zëri dhe dora, kur të merrnit guximin që të talleni me dikë që nuk është me sojin tuaj dhe kryen me përgjegjësi funksionin zyrtar që mban e për të cilin është votuar… atë të deputetit. Ndoshta, kështu do të justifikonit sadopak moralin tuaj politik të përlyer dhe fjalët që thoshit dikur… se nëse dikujt i prish terezinë, ti je peng, je i shitur, je bashkëpunëtor, ja tradhtar, personaliteti yt bie për tokë.
Ndaj profesor, është shumë më e rëndë fyerja e shuplakës tuaj me “humor të i zi” se sa “plagët” që ju imagjinoni se kishte marrë zonja deputete, nga dy “bura” që të hanë m*tin, si konkurrentë para kamerave të fshehura në xhep.
Fatkeqësisht, juve u është hequr dhe e drejta e ndjesës, duke qenë se tashmë keni marrë nofkën e hokatarit, por gjeni kohë dhe kthjellohuni, për të lënë armën e ushtarit, që bredh nëpër llogore pa pushkë, për të shpëtuar lëkurën… e pse jo, për tu dekoruar, pavarësisht se kush do jetë fitimtari i betejës brënda llojit//Ekskuzive.al