Sezoni turistik dhe pushimet verore kanë shtuar fluksin e emigrantëve në Portin e Durrësit.
Në port mëngjesin e sotëm kanë mbërritur 2 tragete të linjës Bari-Durrës, edhe trageti i linjës Ankona-Durrës.
Në orët e mbrëmjes pritet të vijnë edhe 2 tragete të tjerë nga Bari. Sakaq, në funksion janë 28 sportele për të përballuar fluksin e udhëtarëve, 18 për automjetet dhe 10 për udhëtarët.
casino siteleri
Në total deri tani kanë mbërritur 3760 udhëtarë dhe 976 automjete. Priten edhe 3 mijë pasagjerë me tragetet e mbrëmjes. Kjo është konsideruar deri tani edhe si dita më e ngarkuar e korrikut.
Gjithashtu Në 5 ditët e fundit nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës në territorin shqiptar kanë hyrë e kanë dalë mbi 25.000 shtetas. Shifrat tregojnë se fluksi i lëvizjes është rritur me 6000 shtetas në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2023.
Ndërkohë, vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga Maqedonia e Veriut kanë lëvizur në të dyja anët e kufirit më shumë se 9600 shtetas shqiptarë e të huaj.
Trendi i lëvizjes së shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë sipas autoriteteve tona të kufirit pritet të jetë më i madh në ditët në vijim.
Krejt ndryshe paraqitet situata e hyrje-daljeve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Burime zyrtare thanë se në datat 14-19 të këtij muaji nga Greqia në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë rreth 14 mijë shtetas, kryesisht emigrantë shqiptarë të kthyer për pushime në atdhe.
Një vit më parë në të njëjtat ditë nga Greqia drejt vendit tonë kishin hyrë rreth 19.000 shtetas. Ajo çka bie në sy është ulja e numrit të hyrjeve nga Greqia drejt Shqipërisë për këtë vit.