osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Floriri” ka ndërruar strategji, i trembur nga “treni i drejtësisë”, tani flet si ambasadorët

“Floriri” ka ndërruar strategji, i trembur nga “treni i drejtësisë”, tani flet si ambasadorët

Presidenti, nga një kundërshtar i paepur ndaj ambasadorëve për reformën në drejtësi, në një njeri të bindur. Udhëtimi i fundit drejt SHBA e ka tjetërsuar Ilir Metën, aq sa nuk po e njohin më as bashkëpunëtorët e tij më të afërt, që nën zë thonë se “Floriri” ka ndërruar ngjyrë. Ditën e djeshme i ka vënë “vulën” e fundit të gjitha hamendjeve, teksa ka nisur të flasë sipas “direktivave” të ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Sereca, në lidhje me qëndrimin ndaj gjyqtarëve që ulën dënimin e Dritan Dajtit. Tjetërsimi i Metës dhe trembja e tij, me sa duket ka ardhur për shkak dosjeve të rënda në ngarkim të tij që janë në prag të hapjes, dhe nga frika e “shtypjes” nga treni i drejtësisë. Italiani Soreca ka qënë pjesë e trupës së lartë antimafia në Itali, dhe informacionet për Metën i ka të bollshme

Ishte një kohë kur Ilir Meta bënte të fortin ndaj institucioneve ndërkombëtare, partnerëve tanë dhe në veçanti kundër ambasadorëve të SHBA dhe të BE në Shqipëri.

Janë të njohura deklaratat e tij kundër ish ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin, të cilët i akuzonte si mbështetës të Edi Ramës, dhe si shkatërrues të drejtësisë shqiptare.

Në atë kohë, Meta bashkë me aleatin e tij Sali Berisha, bëri ç’ështe e mundur që të bllokonte miratimin e reformës në drejtësi, e më pas ngritjen e institucioneve të Vettingut dhe të reformës në drejtësi.

Aq shumë ishte kundër reformës në drejtësi, sa ambasadorët në mënyrë indirekte e renditën përkrah Berishës dhe opozitës në“frontin e së keqes” kundër këtyre reformave dhe pastrimit të drejtësisë e politikës shqiptare nga të korruptuarit.

Por udhëtimi i fundit drejt SHBA e ka tjetërsuar Ilir Metën, aq sa nuk po e njohin më as bashkëpunëtorët e tij më të afërt, që nën zë thonë se “Floriri” ka ndërruar ngjyrë”.

Që në SHBA, në intervistën për “Zërin e Amerikës” shqiptarët e panë se Meta kishte ndryshuar kurs, nuk fliste për ndryshimin e kufijve, ndryshoi motivacionin publik të mosdekretimit të Genti Cakajt ministër të Jashtëm, nga motivacioni ‘për kufijtë e Kosovës’ në ‘marrëveshjen me Greqinë’.

Ndërkohë që ditën e djeshme i ka vënë “vulën” e fundit të gjitha hamendjeve, teksa ka nisur të flasë sipas “direktivave” të ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Sereca, në lidhje me qëndrimin ndaj gjyqtarëve që ulën dënimin e Dritan Dajtit.

“Mbështes fuqimisht reagimin dhe thirrjen e ambasadorit të Bashkimit Europian, zoti Soreca, që KLGJ-ja dhe Prokuroria e Përgjithshme të vihen në lëvizje për të vlerësuar dhe për të verifikuar dhe hetuar çështjen në fjalë”, ka deklaruar Meta, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve.

Tjetërsimi i Ilir Metës dhe trembja e tij, me sa duket ka ardhur për shkak dosjeve të rënda në ngarkim të tij që janë në prag të hapjes, dhe nga frika e “shtypjes” nga treni i drejtësisë, sikurse paralajmëroi eksperti amerikano-shqiptar Gjon Juncaj, ndaj ka filluar të “bilbilojë” si ambasadorët.

Për më tepër që ambasadori i BE, italiani Soreca ka qënë pjesë e trupës së lartë antimafia në Itali, dhe informacionet për Ilir Metën nga ana e tij janë të bollshme./Pamfleti