Dy shqiptarë janë goditur në mbrëmjen e djeshme në një rrugë në Novi Sad, ndërsa gjendja shëndetësore e njërit prej tyre është e rëndë.
Siç raportojnë mediat kosovare, të rinjtë janë goditur për shkak se ata flisnin në gjuhën shqipe.
Policia ka njoftuar se dy të rinjtë e dhunuar janë G.B dhe C.M të lindur në vitin 1999.
Për këtë ka reaguar edhe Shoqata e Shqiptarëve me seli në Novi Sad dhe ka kërkuar që fajtorët të nxirren para drejtësisë.
Shoqata njofton se i riu me inicialet C.M është ne rrezik për jetën pasi ka marrë dëmtime në eshtrat e kokës dhe ka pësuar gjakderdhje ne tru.
I riu i është nënshtruar një operacioni. Policia ndërkohë po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.