osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Flirtimi” i fundit i Berishës me Ahmetajn, e këshillon të bashkëpunojë me drejtësinë

“Flirtimi” i fundit i Berishës me Ahmetajn, e këshillon të bashkëpunojë me drejtësinë

Sali Berisha komentoi me gjysmë zëri kërkesën e dorëzuar nga SPAK në Kuvend për arrestimin e Arben Ahmetajt. Ish-Kryeministri lëshoi në konferencën flirtimin e fundit me ish-ministrin e Financave, duke e këshilluar atë, që sipas Berishës, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.

SPAK e ka marrë Arben Ahmetajn nën akuzë për tre vepra penale, mes të cilave edhe ajo e korrupsionit. Hetimet kanë nisur në bazë të denoncimit 277 fraksion 1, që lidhet me dosjen e inceneratorit të Elbasanit.

Mes provave që ka SPAK janë edhe fatura të pagesave të hoteleve nga Klodian Zoto për Arben Ahmetajn, ndërsa prokurorët e posaçëm po hetojnë edhe burimin e të ardhurave për blerjen e një vile në Hamallaj nga partnerja e Ahmetajt.

Megjithëse SPAK e akuzon Ahmetajn për korrupsion në të paktën gjashtë raste, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, që pretendojnë se janë opozita e vërtetë e vendit janë përpjekur që ta diferencojnë atë nga dosja e inceneratorit të Elbasanit.

Monika Kryemadhi i doli publikisht në mbrojtje, duke thënë se Ahmetaj nuk ka firmosur për inceneratorin e Elbasanit. Deklarata e Kryemadhit nuk ishte as naivitet politik, as e vërtetë. Ahmetaj rezulton se ka hedhur firmën më 14 prill si ministër i Sipërmarrjes.

Arsyeja e vërtetë që Berisha, Meta dhe Kryemadhi prej dy vitesh kanë marrë në mbrojtje Ahmetajn lidhet me faktin se ai ishte njeriu i tyre dhe që dyshohet se i ka dorëzuar LSI-së dokumentacionet mbi procedurat e dhënies së koncesionit për inceneratorin e Elbasanit.

Pavarësisht nga dëshmitë e dhëna nga anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, ku rezulton se Ahmetaj ka lozur indirect rol vendimtar në përcaktimin e procedurës së paligjshme të tenderimit, Berisha, Meta dhe Kryemadhi e morën në mbrojtje.

E morën në mbrojtje edhe duke sulmuar biznesmenë e njerëz që për publikun janë anonimë për përfitime nga koncesionet e inceneratorëve, duke mos parë elefantin në dhomën, që në rastin e inceneratorëve dyshohet se është Arben Ahmetaj.

Ky është shërbimi i fundit që i bëhet ish-zëvendëskryeministrit nga ana e opozitës, që për dy vite e ka mbajtur si të përkëdhëlurin e saj duke e veçuar nga dosja për të cilën ai sot akuzohet dhe rrezikon deri në 15 vite burg./ Vox News