osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Flirti” ekonomik me Vuçiçin: Në qeverisjen e Kurtit, 300 milionë euro më shumë import nga Serbia

“Flirti” ekonomik me Vuçiçin: Në qeverisjen e Kurtit, 300 milionë euro më shumë import nga Serbia

Me ardhjen e Kurtit në qeveri, në kohën e qeverisë Kurti I ishte shfuqizuar vendimi për taksën 100 % ndaj produkteve serbe, i vendosur nga qeveria paraprake, e cila kryesohej nga Ramush Haradinaj. Në këtë rast Kurti, pati shpjeguar se planet e tij janë që këtë masë ta zëvendësonte me idenë e reciprocitetit.

“Është çështje ditësh, javësh dhe kurrsesi muajsh. Nuk e di tash se cila do të jetë sekuenca, por është ndër gjërat e para që do të bëjmë”, pati pohuar Kurti në vitin 2021.

Ndonëse kanë kaluar më tepër se një vit nga ai deklarim i Kurtit, masa e re e reciprocitetit nuk është vendosur asnjëherë. Për më tepër, kohëve të fundit as zyrtarët e ekzekutivit nuk flasin për të.

Ndërsa bilanci tregtar i Kosovës me Serbinë, po vazhdon të mbetet ai i njëjti – me produktet serbe që dominojnë tregun kosovar.

Nga të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), të raportuara nga Kallxo.com, dëshmohet një ngritje e paprecedent e importeve serbe në Kosovë. Përderisa në vitin 2019, kohën kur taksa 100 % ishte në fuqi, Serbia kishte eksportuar vetëm 6 milion euro, në vitin 2020 importi serb ishte shumëfishuar – kjo falë vendimit të qeverisë Kurti I, për largim të taksës 100 %.

Në vitin 2020, Serbia kishte eksportuar 174 milion euro në tregu kosovar. Trendi i ngjashëm i rritjes vazhdoi edhe më tutje, ku në vitin 2021, Serbi eksportoi rreth 306 milion euro në tregun kosovar.