Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ju është përgjigjur akuzave të qeverisë lidhur me kohën kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës. Në emisionin ‘Open’, Basha iu përgjigj dhe akuzave se kur ka qenë në krye të Bashkisë së Tiranës, ka fjetur gjumë.
Kjo është një gjë që mund ta bëni ju si gazetare në mënyrë më interesante se unë. Kjo nuk është puna ime. Oligark është një njeri që ka marrë burimet natyrore, tokën, detin etj., që nuk i ka marrë me meritë, por se ka lidhje me qeverinë.
Ju thoni një grusht i vogël?
Po një grusht i vogël njerëzisht të afërt me qeverinë.
Ju i keni dhënë 1.3 miliardë lekë kur keni qenë në Bashkinë e Tiranës, Fushës?
Kur kam qenë unë në Bashki, nuk kam dhënë asnjë tender të drejtpërdrejtë. Më kanë akuzuar mua se kur kam qenë kryetar bashkie kam fjetur gjumë. Se po mos të japësh leje për kulla fle gjumë dhe kur jep leje ndërtimi, quhesh i zhdërvjellët.
Ju akuzojnë se keni lidhje me oligarkë dhe kriminelë?
Ka pesë vite që të gjitha pushtetet më kontrollojnë mua, kunatin, vëllain, të gjithë familjen, o t’i gjejne dhe t’i vërtetojnë akuzat, ose ta qepin. Ka pesë vite që i ka të gjithë pushtet në dorë Rama.