Mafiozi i shumëkërkuar i mafias italiane Matteo Mesina Denaro, i cili u arrestua pak ditë më parë ka një vajzë 27-vjeç që sipas mediave italiane ka qenë gjithmonë shqetësimi kryesor i tij . Kjo për vetë faktin se baba dhe bijë nuk janë takuar kurrë.
Sipas mediave italiane që citojnë të afërm të 27-vjecares duket se ky vendim do të mbetet i pandryshuar dhe Lorenca Alagna, e cila mban mbiemrin e nënës së saj nuk dëshiron ta takojë të atin në burg.
Lorenza, është vajza e vetme zyrtare Denaros dhe deri në vitin 2013 ka jetuar në shtëpinë e gjyshes së saj nga babai së bashku me nënën e saj.
Më pas, ato të dyja vendosën të shkëputnin lidhjet me familjen e Messina Denaro dhe shkuan të jetonin diku tjetër.
Aktualisht Lorenza jeton në Castelvetrano dhe më 14 korrik 2021 lindi një fëmijë. Sipas mediave italiane mësohet se Denaro ka edhe një djalë tjetër të quajtur Francesko, i cili besohet se është disa vite më i vogël se vajza Lorenza.