Kryeministri Edi Rama ka rikthyer Ministrinë për Marrëdhënien me Parlamentin. Në krye të këtij institucioni, Rama ka emëruar Elisa Spiropalin.
Ajo tha se nuk ka pasur dijeni se do të emërohej ministre.
“Nuk e dija as unë as persona të tjerë besoj. Mund të quhet një diskrecion i kryeministrit pasi është konsultuar me shumë, emrat i vendosi Rama. Kur ju më telefonuat unë isha në makinë duke shkuar në Asamble nuk e kisha këtë dijeni”, tha Spiropali.