Nipi i Klement Balilit, Rigels Balili tregon detaje nga ndalimi i sotëm.
Rigels Balili është kryetari i bashkisë së Delvinës, njëherësh nipi i Klement Balilit i cili thotë se ka negociuar për dorëzimin në polici.
Ora News: Zoti Balili, ju keni qenë pjesë e negociatave mes policisë dhe Klement Balilit për dorëzimin e tij?
Rigels Balili: Po
Pyetje: Kur kanë filluar negociata?
Rigels Balili: Që në momentin që na kanë njoftuar avokatët që është plotësuar dosja dhe është gati për tu cuar në gjyq. Në momentin që dosja do të shkonte në gjyq ai ishte i gatshëm të përballej me drejtësinë. Siç na kanë njoftuar, sot kemi bërë të mundur vetëdorëzimin në polici.
Pyetje: Ku ka qendruar zoti Balili gjatë kësaj kohe që ka qenë në kërkim?
Rigels Balili: Nuk pata kohë ta pyesja se ku kishte qëndruar, sepse shumë pak qëndrova, vetëm sa e mora dhe dorëzova tek drejtori i policisë?
Pyetje: Ka një paqartësi, është vetëdorëzuar apo arrestuar?
Rigels Balili: Nuk është arrestuar, është vetëdorëzuar. Kam procesverbalin në dorë qe eshte vetedorezuar, kam shkuar unë tek zyra e drejtorit, kam bërë negociatën dhe ka ardhur drejtori e ka marrë në zonën e Delvinës.
Pyetje: A ka qenë e vështirë kjo negociatë dhe çfarë e kë bindur atë të dorëzohej?
Rigels Balili: Aspak nuk ka qene e veshtire. Nuk ka qenë e vështirë, në momentin që dosja do të shkonte në gjyq, nuk do ti fshihej drejtësisë.
Pyetje: Për cfare eshte rene dakord?
Rigels Balili: Kushti i vetëm ka qenë që të vetëdorëzohej
Pyetje: Do të kërkojë gjykim të shkurtuar?
Rigels Balili: Është pyetje që i takon atij jo mua?
Pyetje: Keni kërkuar garanci për jetën e tij dhe mos ekstradimin në Greqi?
Rigels Balili: Nuk i trembet drejtësisë sepse e deklaron veten të pafajshme. Është vetëdorëzuar, nuk është arrestuar. E kishte thene që në momentin qe dosja do shkonte ne gjyq do te vetëdorëzohej. Nuk mund të rrinte tre vjet në paraburgim derisa dosja të shkonte në gjyq.
Pyetje: Si është bërë komunikimi me të?
Rigels Balili: Nëpërmjet avokatit është komunikuar dhe avokati ka bërë negocimin me drejtorin e policisë.
Pyetje: Kanë pasur avokatet komunikim me Balilin?
Rigels Balili: Besoj se po
Pyetje: Ka qenë Ardi Veliu në momentin e vetëdorëzimit në polici?
Rigels Balili: Po, ka qenë vetë drejtori i Policisë së Shtetit.
Pyetje: Keni një mesazh për autoritetet?
Rigels Balili: Drejtësia mos marrë për bazë mediat, pasi mediat i kanë vënë një titull “Eskobar”, edhe ju jeni koshientë që nuk e meriton.
Pyetje: Kush janë qëndrimet e Balilit për akuzat?
Rigels Balili: Nuk më takon mua, i takojnë të pandehurit.
Pyetje: Mendoni se i keni bërë një shërbim drejtësisë?
Rigels Balili: Normalisht, tani që dosja është para gjykatës nuk ka pse të fshihet. Nëse është i pafajshëm të marrë pafajësinë, nëse është i fajshëm të dënohet në bazë të fakteve.
Pyetje: A mendoni se ka një kosto politike për ju, pasi thoni që është vetëdorëzuar, ndërsa policia thotë është arrestuar?
Rigels Balili: Atë që pohova e them me përgjegjësi. Është vetë dorëzuar.