Vrasjet në Tropojë nuk kanë kursyer edhe gratë. Në një intervistë ekskluzive për Shqiptarja.com Ajshe Haklaj motra e dytë e vëllezërve të vrarë Shkëlqim, Halil, Ylli dhe Fatmir Halkajt rrëfen për herë të parë se si u tentua edhe eliminimi i saj fizik nga njerëz që siç thotë ajo ishin të lidhur me Sali Berishën.
Sipas saj Sali Berisha kundra familjes së saj vuri në kurriz makinerinë e tij shtetërore, duke përdorur shtetin në krime kundër njerëzimit, ku banda ishte vetë ai, i cili vriste dhe nxiste vëllavrasjen.
“Veprimet e tij mund t’i krahasoj pa frikë me ato të Pol Potit në Kamboxhia, sepse Hitleri dhe Sllobodani nuk i kanë vrarë popujt e tyre” thotë Ajshe Haklaj në rrëfimin e saj ku me detaje rendit të gjithë kronologjinë e vrasjeve brenda familjes së saj.
Ajshe Haklaj
Intervista e plotë me të gjitha detajet nesër në gazetën Shqiptarja.com në print