Teksa po afrohet 40 ditëshi i Kostandinos Kacifas dhe organizimet greke, kanë bërë që familja e ekstremistit të nisë akuzat dhe të rrisë tensionet në Bularat.
Këtë herë ka qenë motra e ekstremistit e cila ka folur për mediat greke.
Ermioni Kaçifasi akuzon shtetin shqiptar se sipas saj nuk ndihet mirë as me kujtimin e vëllait të saj.
“Ata kanë frikë nga kujtimi i vëllait tim”, është shprehur ajo.
Ndërsa më tej ajo ka treguar se drejtësia shqiptare vazhdon ta marrë në pyetje për varrimin e vëllait të saj.
“Prindërit e mi janë të shqetësuar për çfarë po na ndodh”, ka thënë Ermioni Kaçifasi.