Qeveria ka marrë vendimin që dita e sotme të shpallet ditë zie kombëtare, pas vdekjes së deputetit dhe ish-kryeministrit Bashkim Fino.
Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në ‘Facebook’.
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë njofton më hidhërim të thellë se sot në orët e para të mëngjesit u nda nga jeta deputeti Bashkim Fino.
Kryesia e Kuvendit i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve dhe njofton se në nderim të deputetit Bashkim Fino, sot, më 29 mars, nga ora 11:00-15:30, do të organizohen homazhe në Pallatin e Kongreseve. Përcjellja bëhet në orën 16:00!