Pas lajmeve që u shpërndanë në media dhe rrjete sociale për këngëtaren e njohur shqiptare, Fjolla Morina, se është ndarë nga bashkëshorti biznesmen, ka reaguar menjëherë vetë ajo.
Pas këtyre lajmeve, Fjolla Morina është kontaktuar nga Express Roze, ku fillimisht nuk e ka hapur telefonin.
Më pas ka telefonuar dy herë në redaksi duke mohuar këto informacione. Ajo tha se nuk është e vërtetë që është ndarë nga burri e as që ka abortuar.
Teksa nuk dëshiroi që të komentonte më shumë rreth kësaj teme, ajo tha se arsyeja e mospublikimit të fotografive në rrjete sociale është se po i kushton vëmendje procesit gjyqësor në Shqipëri.