Sali Berisha, i cili ndodhet në Fier, pas fjalimit në kuadër të turit “Opozita në aksion”, ka dëgjuar qytetarët, për shqetësimet e tyre.
Fjalën i pari e mori një pensionist, Gëzim Begaj, i cili e konsideron Berishën shpëtimtar të flamurit dhe njeriun që i shpëtoi nga “kuçedra e kuqe”.
Gjithashtu Begaj tha se fjalët e Berishës janë të ngrohta si aroma e bukës së ngrohtë që del nga furra.
“Përshëndetje zoti Berisha, mirëserdhe në qytetin tonë. Quhen Gezim Begaj. Të pritëm me mirësi të dëgjonim fjalët e tua në këtë sallë. Ato fjalë të ngrohta që dalin si ajo era e bukës së ngrohtë nga furra.
Të pritëm ty që na udhëhoqe dhe na shpëtove nga kthetrat e kuçedrës së kuqe, shpëtove flamurin shqiptar nga simbolet që i vunë mbi kokë. Të uroj jetë e shëndet.
Unë jam një pensionit, ish i burgosur politik. Pensionistët po vuajnë shumë me një pension qesharak dhe atë që e marrim e marrim me tallje.
Gjithmonë i ndjej ato vuajtjet e vjetra mbi kurrizin tim. Tani kam fjalën e lirë dhe jam i lirë. Përsa i përket emigracionit, kemi mbetur dy pleq në shtëpi.
US Braces for Extreme Weather With Massive Storm Brewing
Keep Watching
Toka ka mbetur pa punuar. Atje lozin ujku dhe derrat. Prandaj ta dinë të gjithë ata që vuajnë nga kjo diktaturë që kërkon Edi Rama të mbjellë në Shqipëri. Të uroj jetë e shëndet, përshëndes të gjithë miqtë e mi”, tha qytetari.
Në përgjigje Berisha i tha: Shumë faleminderit, kam trishtim të madh për gjendjen e pensionistëve sot. Ka shkak kryesor vjedhjen e tmerrshme nga qeveritarët.