osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fjala e Lefter Kokës shuplakë e fortë për SPAK-un! Nuk keni asnjë provë vetëm dëshminë e fallxhores dhe burrit të saj! Jeni të rrezikshëm, më keni sekuestruar pasurit të vitit 2000

Fjala e Lefter Kokës shuplakë e fortë për SPAK-un! Nuk keni asnjë provë vetëm dëshminë e fallxhores dhe burrit të saj! Jeni të rrezikshëm, më keni sekuestruar pasurit të vitit 2000

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka paraqitur para gjykatës ditën e sotme konkluzionet e mbrojtjes në çështjen e inceneratori të Fierit. Ai pretendon se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore, ndërsa thotë se provat ndaj tij janë sajuar.

“Akuza bazohet në mendime personale të fallxhores, jo në prova. Të besosh tek çifti famëkeq është njësoj si të investosh tek Sudja dhe Rrapushi në ditët e fundit të falimentit”, deklaron ai.

Fjala e plot e mbrojtjes nga zoti Koka:

Pagesat dhe ndërtimi Inceneratorit kanë filluar në 2018 unë jam larguar si Ministër I Mjedisit ne 2017. Shpronësimi i tokës është njohur i ligjshëm me Vendim të Gjykatës Administrative Statusi i është ndryshuar nga Këshilli Bashkiak Fier para se vendimi të vinte në Këshillin e Ministrave.

Gjykohem dy herë për të njëjtën gjë. Akuza është thjeshtë kopje e procesit te Elbasanit. Akuza bazohet në mendime personale të fallxhores, jo në prova. Të besosh tek çifti famëkeq është njësoj si të investosh tek Sudja dhe Rrapushi në ditët e fundit të falimentit.

Kjo çështje kërkon drejtësi! Drejtësia është vetëm një e pa ndikuar në interesa, e pa ndikuar nga akuza e pa ndikuar nga opinioni. Përndryshe unë do të jem viktima e rradhës e kjo padrejtësi mund të bjerë mbi këdo.

Kjo strukturë nuk është kala ku ju të bërë bashkë duhet ta mbroni por është kala e çdo Shqiptari për të marrë Drejtësi.

Nuk do të rresht së kërkuari deri në frymën e fundit, jo vetëm në këtë gjykatë të provojë pafajësinë time.

Më hoqën lirinë në mënyrë brutale duke më arrestuar e më pas duke sajuar prova të turpshme.

Meqënese nuk u provua asnjë shumë e përfituar, asnjë llogari bankare , asnjë aset i shtuar që nga viti 2010, prokurorët menduan të më akuzojnë për pastrim dhe të sekuestrojnë prona të përftuara që në vitin 2000.

Që nga viti 2003 kur mora edhe detyrën e kryetarit të Bashkisë Durrës, kam qenë subjekt i deklarimit të pasurisë dhe pronat që disponoj janë fryt i punës time të ndershme dhe jo i ryshfeteve, as i trafiqeve, as i prostitucionit e as i të qenit aksioner anonim në shoqëri ndërtimi, e për të atillë më njeh Durrësi qyteti im e më gjerë.

Do ngushëllohesha në izolim nëqoftëse kallëzimin do e kishte bërë cdokush tjetër Shqiptar, por të bëhet nga ai cift famëkeq është e trishtë, e të besosh tek ata është si të investosh tek Sudja e Rrapushi në ditët e fundit të falimentit.

Ndaj dua sot para jush të kërkoj drejtësi dhe drejtësia është vetëm një, e pa ndikuar nga interesa, e pa ndikuar nga akuza, e pa ndikuar nga opinioni pasi përndryshe një drejtësi e tillë rrit pasigurinë, humbet besimin e opinionit e unë do të jem viktima e radhës duke mos harruar se ajo padrejtësi mund të bjerë mbi këdo.