Leo Mesi nuk do të jetë më gjatë pjesë e Barcelonës dhe të gjithë lojtarët që kanë ndarë fushën me të kanë nisur mesazhet e lamtumirës për argjentinasin.
Këtu nuk bën përjashtim as Andres Iniesta, i cili ka kaluar 14 vite përkrahë 6 herë fituesit të Topit të Artë me të cilin ka fituar gjithçka ishte e mundur me katalanasit.
Mesfushori spanjoll, edhe pse prej disa vitesh i larguar nga Barcelona, e ka të vështirë të mendoj se Mesi mund të zbresë në “Kamp Nou” veshur me një fanellë ndryshe nga ajo e klubit blaugrana.
“Kemi kaluar 14 vite bashkë. Kemi përjetuar shumë momente (disa ishin magjike dhe disa të tjera të vrazhda) por gjithmonë kemi qendruar bashkë.
Të imagjinosh klubin pa ty ose mundësinë e të parit në “Kamp Nou” me një fanellë tjetër veshur është shumë e vështirë. Paç fat Leo!”, shkruan Andres Iniesta.