osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fitorja e vetme e një emigranti hollandez anti shqiptar në Tiranë!

Fitorja e vetme e një emigranti hollandez anti shqiptar në Tiranë!

Gjatë gjithë jetës së tij politike, Lulzim Basha ka humbur. Edhe Bashkia e Tiranës, por edhe kryetari i PD-së i janë dhuruar politikisht! Sot, ai ka arritur fitoren e vetme të tij e cila është sigurisht ndërkombëtare dhe padyshim një goditje tjetër kombëtare për shqiptarët dhe shoqërinë në përgjithësi!

Lulzim Basha ka arritur si qytetar holandez të ndikojë te një pjesë e deputetëve të vendit ku është qytetar dhe sigurisht sot ai sillet si një “emigrant” hollandez në Shqipëri. Mikja e tij ose politikania që rriti dënimet për adoleshentët nga dy vjet në katër vjet, Madeleine van Toorenburg ose mikja e punëve në UMNIK e Bashës së bashku me disa të tjerë i bëjnë një nder në kohën e duhur një “emigranti hollandez” në Shqipëri!

Pa i hequr asgjë të vërtetës mbi akuza të sjelljes së kriminelëve shqiptarë në Holandë, kjo zonjë, ka plotësuar dëshirën e “emigrantit hollandez Lulzim Basha në Tiranë” që t’ju aplikohet viza akademikëve, intelektualëve, njerëzve të ndershëm shqiptarë, sepse sipas tyre, kriminelët kështu pakësohen! E gjitha kjo, se beteja politike në Tiranë e “emigrantit hollandez” për fat të keq kryetar partie – me Edi Ramën, duhet të kishte një goditje të tillë për shqiptarët që ndërkombëtarët të mos hapin dhe në qershor negociatat!

T’ju vendosin viza shqiptarëve që ato të kenë nesër Lulzim Bashën Kryeministër me pasaportë hollandeze! Në fakt, ne duhet të sanksionojmë me Kushtetutë mos lejimin e Presidentit të Republikës, Kryeministrit dhe krerëve të gjykatave të larta me dy shtetësi! Absolutisht nuk duhen lejuar me dy shtetësi, ku njëra mund të shfrytëzohet të mbikalojë tjetrën dhe posaçërisht shtetësinë shqiptare!

Sot Lulzim Basha është një “patriot” hollandez dhe një anti shqiptar i kulluar! Një “patriot” për euroskeptikët hollandezë, populistët dhe deri ksenofobët e racistët e këtij vendi sigurisht mik! Nuk na e kanë fajin hollandezët kur “emigranti” i tyre në Tiranë, lobon dhe dërgon dhe një “haxhi” si ish Ministër dhe zëdhënës i Bashës, në televizionet hollandeze thotë: Më vjen keq ta them, por ky vend (Shqipëria pra vendi i tij) nuk i plotëson kushtet për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian”.

Është pikërisht kjo fjali e artikuluar nga ish- deputeti i PD, Enkelejd Aliebaj për një emision televiziv hollandez meqë “shtetasi hollandez Basha” nuk ka as burrninë dhe as besueshmërinë ta artikulojë vetë në sy të bashkështetasve të tij hollandez!

Sepse shumica e tyre do të thonin aty për aty se: ky është një “burracak e një servil i pështirë që flet kundra vendit të tij!? Ja lë këtë gjë një njeriu që “aq i bën” sepse ai nuk ka vëllezër shqiptarët, por ato që kanë në mënyrë ekskluzive religjionin e tij! Ky është “kompozimi njerëzor” i PD-së sot! Lulzim Basha ka fituar sot kredenciale të mëdha te neofashistët dhe ksenofobët në Francë, Gjermani, Austri, Itali e sigurisht gazetat e tyre, propozimin që bëjnë bashkështetasit e emigrantit hollandez në Tiranë, do ta fryjnë akoma më shumë kundra shqiptarëve! Lulzim Basha sigurisht me këtë propozim të parlamentit të tij hollandez do që të lejojë kriminelët dhe trafikantët të shkojnë në Hollandë (sepse ato nuk i ndalon vendosja e vizave për Shqipërinë) dhe ndalojë qytetarët ndershëm shqiptarë!

Sepse këto ditë, dy femra hollandeze bashkëqytetare të Bashës janë arrestuar në kufirin me Gjermaninë, duke futur në shtetin e Bashës hollandez, një sasi kokaine prej 1.2 milion dollarësh! Po pra kriminelet dhe trafikantet hollandeze bashkështetaset e Bashës që trafikonin një sasi të tillë droge! Nga ana tjetër, ky diskutim i 11 prillit ishte në ditën e vdekjes së Enver Hoxhës dhe hollandezët në kujtim të diktatorit i cili i rrethi shqiptarët me klon dhe me gjemba duke ju dhënë nga një plumb në shpinë, i bëjnë qejfin diktaturës duke rrethuar tani me viza shqiptarët!

Në fund të fundit, shtetasit e tyre si emigrantin Basha në Tiranë, i kanë me pasaporta hollandeze! Kanë dhe një dyzinë kriminelësh që i kanë liruar nga burgu (në Hollandë) dhe kështu tani do të presin vetëm trafikantë dhe kriminelë, që do t’ju hyjnë shpesh, sepse rrugët e tyre nuk i ndalon kthimi vizës për shqiptarët! Është i lumtur emigranti hollandez në Tiranë ose Basha, me propozimin për kthimin e vizave! I shkëlqejnë sytë!

Ai me këtë veprim i është afruar postit të Kryeministrit të Shqipërisë! Neofashistët dhe ksenofobët, pedofilët hollandez rrugëve dhe euroskeptikët ose anti europianistët po presin me padurim hipjen e Bashës në postin e Kryeministrit, sepse pastaj mund të marri vendimin real të kthimit të vizave me propozim dhe të një “hollandezi” në Tiranë! E kanë kryeministër pra një shtetas të tyrin që i do shqiptarët me viza!

Në një anë “emigrant hollandez” dhe në anën tjetër, një që ka pasur ndihmën e rusëve te Trampi në takim dhe pikërisht ky emigrant merr rëndësi të veçantë për Europën populiste dhe ksenofobe sot në politikë! Po pra, si pikë referimi e tyre kundër shqiptarëve! Një person që bashkon protestat me serbët në Ballkan dhe përfiton prej tyre mediatikisht i kalon “pritshmëritë” e anti shqiptarëve në botë!

Një “emigrant hollandez” që është kundër Brukselit, përfaqësuesve të tij në Tiranë, kundër “sugjerimeve” për të mos dorëzuar mandatet e deputetëve nga Washingtoni është një mrekulli politike për ato që nuk duan BE-në, dhe Shqipërinë në të! Prandaj Basha ka siguruar një fitore të madhe, më të madhen e tij që nga viti 2005 kur Berisha e mori për të bërë “hollandezin anti shqiptar” në oborrin e tij!

“Hollandezin” e rrugës së kombit në grabitjen e milionave, “hollandezin” e 21 janarit me katër të vdekur dhe anti shqiptarin hollandez së firmës së detit dhuruar Greqisë! Çfarë mund të dojë më tepër se sa kaq antishqiptarizmi në Europë dhe botë?!

E këtij farë burri Edi Rama ja zgjat tërkuzën? E përkëdhel me batuta dhe humor politik!? Në një shtet normal, shoqëri normale, ky njeri duhet të ishte prej kohësh përpara drejtësisë! Kurse Rama e mban si “hajmali” për shtetërimin e tij në fakt, të “më kollajtë” dhe më me distancë nga realiteti i qartë i një vendi që vuan marrëzitë dhe hajdutëritë e kodoshëve politikë në lidershipin shqiptar pikërisht politik!

A do ti krijojnë kushte të vërteta këto “kodoshllëqe” Bashës në raport me Shqipërinë dhe shqiptarët? Po të lexosh komentet në rrjetet sociale për “emigrantin hollandez” besoj se e ardhmja e tij është e sigurtë si njeriu që fyhet (të gjithë politikanët e lartë shahen dhe fyhen nga shqiptarët) në mënyrë më konkrete që ndonjë politikan mund të akuzohet për karakteristikat më të këqija dhe idiote në botë! /Nga Besi BEKTESHI