Ecuria tejet pozitive e Kombëtares U21 ka marrë fund mbrëmjen e sotme, ashtu si edhe rrugëtimi i tyre në kualifikueset e Euro 2021.
Pas 3 fitoreve radhazi kuqezinjtë ngritën peshë zemrat e tifozëve shqitparë, duke i bërë krenar me paraqitjet fantastike të tyre. Madje aq sa u ndezën edhe shpresat për një kualifikim të mundshëm.
Por është Anglia ajo që ul me këmbë në tokë Shpresat e Shqipërisë. Fatkeqësisht, kualifikueset për në Europianin e ardhshëm janë mbyllur me një humbje 5-0 për djemtë e Alban Bushit.
Pavarësisht se hynin në fushë pa asnjë objektiv, pasi kishin siguruar tashmë një biletë për në Euro 2021, 21-vjeçarët e Anglisë nuk kishin ndërmend të toleronin aspak në këtë ndeshje, duke bërë që Kombëtarja kuqezi ta mbyllte me një shije të hidhur rrugëtimin e saj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/