Këngëtarja Arilena Ara triumfoi mbrëmjen e të dielës në “Festivalin e Këngës në RTSH” dhe vitin që vjen do na përfaqësojë në Eurovizion me këngën “Shaj”.
Dy ditë pas fitores, Arilena ka folur për herë të parë me anë të një postimi në Instagram. Arilena ka postuar një video nga momenti ku ngren kupën e shfaqet me sytë e përlotur.
Këngëtarja shkruan se kjo këngë i ka sjellë emocione të ndryshme sepse edhe ka qarë, por edhe ka qeshur.
Ndërkohë moderatorja Roza Lati, i bën një kompliment, por aspak të hijshëm.
“Ti ke b*** me e thy skenën me vokal. Kaq po them”, i është drejtuar ajo publikisht Arilenës.
Në përgatitje për festivalin Europian të Këngës, që do të mbahet në maj, Arilena, ka kohë të festojë fitoren.