Milani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, teksa mposhti me rezultatin 2-0 Atalantën në ndeshjen e vlefshme për javën e parafundit në Serie A.
Një triumf me aromë titulli për kuqezinjtë, që mbajnë vendin e parë me 83 pikë, 5 më shumë se ndjekësit e Interit që në mbrëmje luajnë me Cagliari.
Në rast të një fitore të zikaltërve sonte, Milanit i mjafton një barazim në ndeshjen e fundit me Sassuolo, për t’u shpallur zyrtarisht kampionë të Italisë.
Për t’u kthyer te ndeshja me Atalantën, Milani ia doli të triumfojë falë golit të Leao në minutën e 56 dhe një supergoli të Theo Hernandez në minutën e 75-të.