Ekipi i Ballkani ka marrë një sukses të rëndësishëm në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja mundi 3-0 irlandezo-veriorët e Larne, në sfidën që u luajt në stadiumin Fadil Vokrri.
Ekipi nga Suhareka realizoi dy herë në pjesën e parë. Rrahmani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Kryeziu dyfishoi shifrat. Në pjesën e dytë, emrin në listën e golashënuesve e vendosi edhe Gripshi.
Kështu, Ballkani shkon i qetë në ndeshjen e kthimit pas një jave, me kualifikimin që duket thjeshtë një formalitet. Ekipi kosovar synon grupet e Conference League, objektiv ky i arritshëm.